ZYRTARE/ Aurelien Tchouameni transferohet te Real Madrid

Tashmë gjithçka është zyrtare. Aurelien Tchouameni është lojtari më i ri i Real Madrid.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi madrilen nëpërmjet një deklarate për shtyp, ku njoftohej se francezi do të mbajë veshur fanellën e “Los Blancos” për 6 vite.

“Aurelien Tchouameni është lojtar i ri i Real Madridit. Mesfushori 22-vjeçar u transferua nga Monaco në “Santiago Bernabeu”, thuhej në njoftimin e klubit.

 


Shtuar 11.06.2022 13:49