Keni merak nëse uji i pishëm është ndotur nga reshjet? Instituti jep vlerësimin
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka dalë me një njoftim për cilësinë e
ujit pas vërshimeve në Batllave dhe disa vende tjera.
Instituti thotë se bazuar në rezultatet e monitorimit të
ujit për
pije të dhënat laboratorike për parametrat bakteriologjik dhe kimik rezultojnë mbrenda standardeve të parapara me rregulloret për cilësinë e
ujit për
pije, UA 16/2012.
Për shkak të reshjeve atmosferike dhe shkrirjes së borës, disa rajone të Kosovës dhe rajoni i Prishtinës janë përfshirë me vërshime,
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike jep këto rekomandime:
Sigurimi i
ujit higjienik për
pije të ofrohet nga cisternat e kompanive ujore komunale deri në normalizimin e gjendjes në të gjitha fshatrat e
vërshuara.
Furnizimi i banorëve me ujë të ambalazhuar për
pije dhe përgaditje të ushqimit.
Uji i puseve në vendbanimet
vërshuara është ndotur nga plehrat dhe materjet fekale andaj nuk mund te përdoret si i tillë për
pije dhe duhet patjetër të vlohet para përdorimit ne 100 grade Celsius se paku 10 min.
Kompanitë ujore publike/ujësjellësit/ të përforcojnë kontrollin dhe rregullisht të dezinfektojnë ujin.
Ujësjellësit të furnizojnë qytetarët me ujë higjienik për
pije me orar normal, për të pamundësuar kontaminimin dhe parandalimin e epidemive hidrike.
Ekipet e ujësjellësve rajonal të debllokojnë nyjet e kanalizimeve për të mos kontaminuar lagjet e
vërshuara me materje fekale në të gjitha vendbanimet e
vërshuara.
Situata epidemiologjike është në kontrollë të vazhdueshme nga ekipet kujdestare të Institutit
Kombëtar dhe çdo ndryshim i situatës në terren do të pasojë me rekomandime të reja.
Shtuar më 05/03/2018,
ora 10:39