Këngëtari sqaron çfarë dënimi ka marrë
Pëlqej
Këngëtari i njohur kosovar, Agim Gërguri ka reaguar ndaj shkrimit të publikuar në disa portale se i njëjti është dënuar me “gjashtë muaj burgim”. Ai dëshiron që të sqarojë për opinionin publik se këto janë absolutisht të pavërteta.

Ai përmes një artikulli ka sqaruar se s’ka të bëjë me asnjë parti politike. Sipas tij, është vetëm një muzikant dhe piktor e aspak materialist.

Mirëpo, Gërguri ka thënë se lajmi ka qarkulluar gabim pasi që i njëjti nuk është dënuar me 6 muaj burgim, por sipas tij, vetëm me gjobë prej 3600 euro.

“Unë në shpirt dhe zemër jam muzikant dhe piktor, aspak materialist, nuk i takoj asnjë partije politike, dhe sinqeriteti dhe naiviteti im jam keqpërdorur. Une jam gjithashtu viktimë e kacafytjeve politike në mes pozitës dhe opozitës. Në Kosovë janë zhdukur miliona edhe askush nuk është dënuar, por siç thotë populli “peri këputet aty ku është me së holli”, ka thënë Gërguri.

Më tej, ai ka porosit portalet që mos të përhapin lajme të rreme. E që sipas tij këto janë të pavërteta pasi që i njëjti nuk ka përfituar asnjë cent nga projekti në fjalë.

“Gjatë punëve në xhaminë e Çarshisë në Prishtinë unë e kam angazhuar djalin tim, si punëtor sezonal për tja mësuar zanatin e konservimit dhe restaurimit si dhe ta vazhdoj traditën familjare të kësaj lëmie që e kam trashëguar nga i ndjeri babai im. Por ja që kam bërë gabim për të cilin edhe jam gjyku ku edhe e kam pranu fajësinë pasi që kam bërë shkelje apo konflikt interesi. Nuk e kam konsultuar ligjin në tërësi nga mosdija ime. Dhe une e pranova gjykimin.

Ju kisha lutë portaleve mos të përhapin lajme dhe tituj mombastik dhe të pa vërteta, se unë nuk kam përfitu asnjë cent nga ky projekt. E kam pranu fajin dhe jam gjyku, dhe po e paguaj. I rrespektoj ligjet e Kosovës. Jemi njerëz dhe gabojmë, për atë arsye eksiztojnë edhe ligjet edhe dënimet”, ka përfunduar ai.
Shtuar më 24/11/2017, ora 16:42

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori