Kelmendi-VV-së: Ideologjia juaj është e rrezikshme, financoheni nga Serbia
Kreu i partisë FJALA, Gëzim Kelmendi ka deklaruar se nëse ndokush në Kosovë financohet dhe kontrollohet nga Serbia, atëherë ata janë drejtuesit e Lëvizjes Vetëvendosje.

Reagimi i Kelmendit vjen pasi një zyrtarë i VV-së, të hënën, tha se disa hoxhallarë që kanë ushtruar funksionin e tyre në Kosovë janë financuar nga shteti serb.

“Ju në kohë zgjedhje, u bëtë edhe imam edhe hoxhallarë duke na treguar edhe moshën se kur duhet të mbulohen vajzat”, thotë kreu i partisë Fjala.

Ky është reagimi i plotë i tij:

Zyrtarët e Vetëvendosjes vazhdojnë me shpifje dhe ofendime në drejtim të muslimanëve!

Zyrtari për marrëdhënie me jashtë i Vetëvendosjes Boiken Abazi, ka thënë se disa hoxhallarë janë financuar dhe kontrolluar nga Serbia.
Ky është ofendimi dhe shpifja e dytë me rradhë brenda dy ditëve që vie nga zyrtarët e Vetëvendosjes drejtuar muslimanëve të Kosovës.
Situatën e bën edhe më të rëndë fakti se këto ofendime dhe shpifje vijnë në fund të Ramazanit dhe në festën e Fitër Bajramit.

Juve shpifësa dhe ofendues nga Vetëvendosja, juve që në zemrat juaja keni urrejtje dhe ideologji të rrezikshme, hoxhallarët as nuk janë financuar dhe as nuk janë kontrolluar nga Serbia.

Nëse dikush nga ju është financuar dhe kontrolluar nga Serbia, nuk domethënë që edhe të tjerët bëjnë si ju.

Ju në kohë zgjedhje, u bëtë edhe imam edhe hoxhallarë duke na treguar edhe moshën se kur duhet të mbulohen vajzat.
Po në këto zgjedhje keni përfshi në listën e juaj të kandidatëve për deputet edhe hoxhallarë.

Tash pasi morrët votat e muslimanëve, nuk i ndalni ofendimet ndaj muslimanëve dhe prijësve të tyre-hoxhallarëve.
Turp për juve.

Gëzim Kelmendi /albeu.com/
Shtuar më 26/06/2017, ora 17:32

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori