Kelmendi s'duhet ekstraduar
Avokati Azem Vllasi thotë se Kushtetuta e Kosovës nuk lejon që shtetasit e Kosovës të ekstradohen në ndonjë vend tjetër dhe kjo është arsyeja, që Naser Kelmendi nuk do të mund të ekstradohet në Bosnjë Hercegovinë.

"Një pengesë tjetër është, se në mes Kosovës dhe Bosnjë e Hercegovinës nuk ka marrëveshje dypalëshe për asistencë ligjore dhe bashkëpunim. Në një gjendje të tillë është e mundshme vetëm, që organet gjyqësore dhe hetimore të Bosnjë Hercegovinës materialet hetimore dhe provat për Naser Kelmendin, nëpërmjet EULEX-it t'ua ofrojnë autoriteteve gjyqësore në Kosovë, të cilat sipas konventave evropiane janë të detyruara ta ndjekin penalisht rastin dhe të organizojnë gjykimin para gjykatave kosovare", thotë Vllasi për Deutsche Wellen.

Lidhur me konstatimin se megjithë dispozitat ligjore, që vlejnë në Kosovë, disa persona janë ekstraduar në vende të tjera, Vllasi thotë se forcat ndërkombëtare në Kosovë bëjnë përjashtime të caktuara dhe gjejnë disa mënyra. Ai megjithatë nuk sheh arsye për të ekstraduar Kelmendin.

"Nuk e dimë, përse Naser Kelmendi duhet të gjykohet vetëm para autoriteteve boshnjake, në qoftë se ai është një diler i madhe droge, aktiviteti kriminal i të cilit nuk ka qenë i kufizuar vetëm në territorin e Bosnjë dhe Hercegovinës. Gjykatat në Bosnjë Hercegovinë nuk gëzojnë ndonjë emër për korrektësi dhe gjykim objektiv, sidomos kur është fjala për shqiptarët."

Garancia se Kelmendit në Kosovë do t'i organizohet një gjyq më korrekt se në Bosnje dhe Hercegovinë, është prania e misionit të BE në mbështetje të sistemit ligjor të Kosovës, i cili mundet, nëse dëshiron, që ta marrë rastin nga autoritetet e Kosovës.

"Misioni i EULEX-i ka një akt të veçantë juridik, me të cilin ata vendosin, se cilat raste të marrin për gjykim. Pra, kjo nuk është një e drejtë ekskluzive për një instancë gjyqësore, që do t'ua caktojë lëndët dhe rastet gjyqtarëve të EULEX-it, por e kundërta, ata kanë të drejtë të kërkojnë një rast të veçantë, të cilin duan ta gjykojnë", thotë Vllasi. /albeu.com/
Shtuar më 09/05/2013, ora 12:21

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori