Skandaloze, i dënuari për grup kriminal në Greqi emërohet drejtor në Dogana

Skandal në drejtorinë e Përgjithshme të doganave.

Artur Sejati i shkarkuar nga detyra e drejtorit të hetimit doganor në vitin 2015 me argumentin se nuk kishte arsimin përkates dhe riemëruar sërish në këtë post pak kohë më parë, figuron në ndjekje penale nga drejtësia helene pasi në bashkëpunim me katër persona të tjerë janë ndaluar nga policia në 30 qershor të vitit 2016 teksa shoqëronin dy kamion me mallrat e grabitura në Greqi.

Mbi të rëndojnë akuza të rënda si ajo e krijimit të grupit të strukturuar kriminal, vjedhje në bashkëpunim me shuma të rënda.

E ndërsa procesi është ende në vazhdim dhe drejtësia e vendit fqinj ende nuk ka dhënë verdiktin e saj, mësohet se Sejati ka arritur të fitoje sërish të njëjtin vend punë, atë të drejtorit të hetimit doganor për gjithë Shqipërinë.

Në këtë post Sejati është riemeruar në 15 dhjetor të vitit që sapo u mbyll. Njëkohësisht ne kemi siguruar edhe dokumentet nga drejtësia greke, ku emri i Sejatit ndodhet mes katër personave të tjerë të akuzuar.

KLANDI MALA nga Kuçova, Mirel BESHIKU nga Tirana, Elton GJISHTI nga Tirana dhe Altin GREMBI , Athinë. Sipas hetimit të prokurorisë së Athinës, Sejati se bashku me personat e tjerë të cilet në momentin e ndalimi kanë deklaruar se janë punonjës dogane, shoqëronin kamionet me makineri bujqësore, traktorë, pajisje elektroshtëpiake dhe sende te tjera, te cilat pasi vidheshin ne Greqi shiteshin në Shqiperi.

Kontrabanda e drejtorit te hetimit dhe personave te tjerë është verifikuar nga akuza greke e cila të gjitha provat dhe argumentet i ka depozituar në gjykatë. E ndërsa Sejati ndodhet në gjykim në Greqi, ai vazhdon punën i pashqetësuar në doganat shqiptare.

Akuzat që rëndojne ndaj tyre janë Krijimi dhe pjesëmarrja si anëtar i një organizate kriminale, i përbërë nga një grup i strukturuar dhe i qëndrueshëm i tre ose më shumë individëve që synojnë të kryejnë disa vepra penale të vjedhjes, e kryer me qellim fitimi, vjedhja me pasoja të rënda, e kryer me profesionalizëm dhe në vazhdimësi dhe nga disa persona qeë janë bashkuar për të kryer vjedhje, duke iu referuar këtu të gjithe të akuzuarve.

Prokuroria greke i referohet katër të pandehurve të parë duke përjashtuar Altin Grembin, i cili sipas saj ka qenë shofer. Akuza Greke ka arritur në konkluzionin se të pandehurit me Artur Sejatin në krye kanë marrë përsipër shoqërimin dhe me pas kalimin në dogana të objekteve të grabitura në Greqi. Grupi funksiononte i strukturuar dhe i ndarë sipas nevojës që përfshin kryerjen e vjedhjes, blerjen apo furnizimin e mjetit të përshtatshëm të transport si dhe shoqëruesit e ata që sigurojne kalimin në dogana.

Dy episodet ku është zbuluar skandali janë regjistruar në datat 29 maj 2016 dhe 25 qershor 2016. Në momentin e ndalimit fillimisht ata kanë refuzuar ti përgjigjen policisë. Të gjithë të pandehurit janë nën hetim, ndërkohë në momentin e ndalimit në kamionët që ata shoqëronin janë gjetur skafi dhe motori me të cilët sipas akuzës greke ata bënin trafikun e drogës dhe të qënieve njerezore.

Të pandehurit janë mbajtur tre dite të ndalur në Greqi e më pas hetimi ndaj tyre ka vazhduar në gjendje të lire. Çështja ndaj tyre është zbardhur nga katër deshmitar që janë punonjës policie.

Të pandehurit pas ndalimit nuk janë mbajtur në gjendje arresti. Sejati dhe bashkëpunëtorët e tij kanë arritur të jenë të lirë, ndërkohë me pas ata kanë vazhduar veprimtarine e tyre të pashqetësuar, shkruan Faxnews.

DËSHMITARËT

Georgiso Stavros THOMAS, Punonjës policie….

Vasilios Christor ZIOGOS,

Athanasions Nikolaos KALIVAS,

Antonios Plizoi ILIOPOULOS

TË PANDEHURIT

KLANDI MALA i biri i Fatmir, Kuçova

Mirel BESHIKU i biri i Bashkim, Tiranë

Artur SEJATI i biri i Ahmet, Tiranë

Elton GJISHTI i biri i Flamur, Tiranë

Altin GREMBI i biri i Shënder, Athinë. /albeu.com/


Shtuar 22.01.2020 15:44