Naser
Kelmendi - me origjinë kosovare dhe me nënshtetësi boshnjake, biznesmen dhe i përfshirë në marrëdhëniet politike të shumë vendeve të rajonit - vjen në pah pasi presidenti i
Shteteve të
Bashkuara, Barack Obama, e ka vënë në listën e zezë.
Sipas Express, ai renditet përkrah emrit të liderit të kartelës meksikane të drogës, Hoze Antonio Sota Gastemula, dhe atij të tregtarit afgan, Sajed Vazir Shah.
Kelmendi llogaritet si
personi më i rrezikshëm në Evropë për interesat amerikanë. Banka Federale e
Shteteve të
Bashkuara ka kërkuar ngrirjen e të gjitha aseteve të tij në Mal të Zi. Kërkesa është dërguar përmes Interpolit, ndërsa vendimin formal për fillimin e ngrirjes do ta sjellë komisioni i Bashkimit Evropian. /albeu.com/
Shtuar më 12/06/2012,
ora 18:19