Kelani konfirmon: Policia ka nisur aksion sot në mëngjes
Pëlqej
Policia e Kosovës ka nisur një operacion sot në mëngjes.

Ky fakt është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i policisë, Baki Kelani.

“Ne mund t'iu konfirmojmë se një operacion policor ka nisur në orët e hershme të mëngjesit, dhe në momentin që do të kemi diçka do të ju informojmë”, ka thënë Kelani.

Megjithëse Kelani nuk ka dhënë detaje, ka dyshime të forta se aksioni policor ka lidhje me luftën ndaj radikalizmit fetar në vend.

Mediat informuan po ashtu se është arrestuar edhe imami Shefqet Krasniqi, nënë dyshimin se ka nxitur radikalizmin fetar. /albeu.com/

Shtuar më 04/09/2014, ora 10:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori