KEK-u nuk zbrapset, qytetarët sërish në protesta
Konsumatorët e organizuar kundër Korporatës Energjetike të Kosovës kanë paralajmëruar një tjetër protestë të hënën ndaj rishqyrtimit të faturave të fryra të KEK-ut. Përmes një deklarate, ata shprehen se me mungesen e dhënies së përgjegjësisë nga zyrtare Koorporates dhe Qeverisë së Kosovës për keqtrajtim të konsumatorëve, ata do të zhvillojnë të hënën në oren 12:00 një protestë kundër hajnisë së Korporates Elektroenergjetike të Kosovës.

"Duke qenë të bindur se aksioni i shkyçjeve paraqet këmbëngulje të Koroporatës për të çu përpara hajninë e filluar dhe duke qenë të bindur në drejtesinë e kërkesave tona, ne i bëjmë thirrje qytetarëve që deri në përmbushjen e këtyre kërkesave në menyrë të organizuar, por te padhunshme, të pengojnë shkyçjen e konsumatoreve të KEK-ut përmes protestave të hënën. Ne poashtu i bëjmë thirrje Policisë së Kosovës që menjeherë të ndërpresë asistimin e zyrtarëve të KEK-ut në fushatën pandershme të shkyçjeve." thuhet ne deklaraten e tyre. /albeu.com/
Shtuar më 21/02/2013, ora 17:51

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori