Tryeza e takimit të qeverive Shqipëri-Kosovë me një slogan domethënës

Sot tek Pallati i Kongreseve në Tiranë po zhvillohet takimi mes dy qeverive Shqipëri-Kosovë nën një slogan domethënës.

Zv/kryeministrja e Kosovës, Albulena Halimaj ka zbuluar me një foto se në mes të ‘tryezës’ shkruhet ‘Bashkë pa kufij. Në një rajon pa kufij’.

Ndërkohë dekori i sallës është një harmoni ngjyrash të flamurit kuqezi shqiptar dhe atij të Kosovës..

Sot priten të miratohen 14 marrëveshje dhe memorandume mes dy qeverive të kryesuara nga kryeministrat Rama dhe Hoti


Shtuar 2.10.2020 10:10