KE: Beogradi të zbatojë marrëveshjet me Prishtinën
Pëlqej
Raporti i ri i Komisionit Evropian për Serbinë për këtë vit pritet të jetë pozitiv në vija të përgjithshme.

Mirëpo, Serbia pritet të mos marrë nota kaluese në fusha të tilla si jurisprudenca, të drejtat e njeriut dhe harmonizimi i politikës së Jashtme të BE-së.

Raporti që do të bëhet publik në muajin tetor, në pjesën më të madhe të saj ka të bëjë me normalizimin e marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës.

KE-ja ka kërkuar disa herë nga Beogradi zyrtar që të zbatojë në mënyrë korrekte të gjitha marrëveshjet e arritura në Bruksel, në raport me Prishtinën. /albeu.com/

Shtuar më 06/08/2014, ora 13:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori