Instituti Demokratik i Kosovës "Transparency International Kosova", ka publikuar sot një raport për prokurimin publik në Policinë e Kosovës.
Raporti ka të bëjë me tenderin për blerjen e automjeteve për Policinë së Kosovës.
Hulumtues në KDI-së Isuf Zejna deklaron se
tenderi i Policisë së Kosovës nga viti
2011">
2011 përcillet me probleme dhe ankesa, për shkak të kritereve diskriminuese që aplikon
Policia e Kosovës për këtë
tender.
KDI, gjatë analizimit të dokumenteve dhe konsultimit me palët e interesit, ka vërejtur se në këtë
tender Policia e Kosovës ka favorizuar një operator, duke përcaktuar në vazhdimësi kushte të cilat e parapërcaktonin fituesin e tenderit. Që nga viti
2011">
2011 Policia në vazhdimësi është përballur me ankesa në OSHP, e ku kjo e fundit në dy raste ka kërkuar anulimin e tenderit.
Zejna shton se
tenderi i parë në vitin
2011">
2011, qq në fazën fillestare, është anuluar pasi që një operator u ankua se kriteret janë përshtatur një kompanie të vetme.
Në tenderin e dytë i cili u shpall në vitin 2012,
Policia e Kosovës ka ndryshuar kriteret, por vetëm sa për t’i përshtatur ato një lloji të veturës tjetër, në këtë rast Golf VI me çka favorizonte përfaqësuesit e VW.
Asnjë nga kompanitë e tjera të cilat kishin aplikuar në këtë
tender, nuk u kualifikuan si të përgjegjshme.
Edhe në
tenderi i tretë, nuk ka ndryshuar shumë nga dy të parët. Ndryshimi i vetëm ka qenë se bizneset e pakënaqura nga dy
tenderët e mëparshëm nuk kanë aplikuar më tej.
Konkurrenca nga nëntë kompani sa kishin aplikuar në fillim, ka rënë në vetëm tre operatorë. KDI ka gjetur indikacione se përfaqësuesit e VW paraqesin ofertë fiktive vetëm sa për të përmbushur kushtin ligjor për dy, oferta të përgjegjshme, kjo pasi të dy kompanitë ishin vetëm me dokumente si të ndara por fakt operojnë si e njëjta kompani. Edhe çmimet e ofruara për veturat e Policisë janë të dyshimta.
KDI i ka bërë thirrje institucioneve të Kosovës, që të përshpejtojnë punën në mënyrë që të funksionalizohet Organi Shqyrtues i Prokurimit, mungesa e të cilit ka sjellë kaos në prokurim publik.
KDI e konsideron të rëndë situatën në prokurimin publik. Problemet vinë për shkak të papërgjegjësisë së institucioneve dhe veçanërisht Qeverisë, e cila nuk po gjen kandidat të përshtatshëm për ta drejtuar OSHP-në.
Edhe
tenderi për veturat e policisë ka mbetur në pritje të lojërave të institucioneve për përzgjedhjen e anëtarëve të OSHP-së. /albeu.com.
Shtuar më 21/02/2014,
ora 13:22