Basha sfidon Berishën nga Kurbini, demokratët mbushin sallën (VIDEO)

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, po zhvillon një takim me demokratët në Kurbin.

Takimi mbahet në kuadër të nismës që Basha ka ndërmarrë për të dalë në terren dhe për t’u takuar me bazën demokrate.

Të shumtë kanë qenë qytetarët pjesëmarrës në takim, në një kohë që brenda partisë më të madhe opozitare po zhvillohet një betejë e hapur mes mbështetësve të ish-kryeministrit Berisha dhe kryetarit aktual të PD-së, Lulzim Basha.

Takimi mbahet gjithashtu në prag të zgjedhjeve të pjesshme lokale në Bashkitë pa kryetar, të cilat do të mbahen në datën 6 mars, sipas dekretit të Metës./albeu.com/


Shtuar 20.01.2022 15:13