Katolikët e Kosovës themelojnë partinë e tyre
Katolikët e Kosovës pritet që të formojnë një subjekt të ri politik. Disa prej emrave më të njohur të këtij kominiteti, Pal Lekaj, Justina Pula-Shiroka e Anton Berisha, do të jetë të ndër të parët themelues të kësaj partie, ndërsa atyre pritet t’iu bashkohen edhe një sërë emrash tjerë. Sipas iniciatorëve të themelimit të kësaj partie, nuk është qëllimi kryesor krijimi i një partie me orientim katolik, por “gjithëpërfshirja”.

Sipas gazetës "Express", tashmë ka nisur puna për iniciativë të re, e cila pritet të finalizohet në një grupim të ri politik.

Target i tyre duket të jetë komuniteti katolik në Kosovë.
Aktualisht iniciativa është në fazën e konsultimeve të brendshme të aktorevë kryesorë të saj dhe shumë shpejt kësaj iniciative ka gjasa t’i bashkohen edhe emra të tjerë të politikës dhe shoqërisë civile, duke përfshirë edhe deputetë tjerë të kuvendit të Kosovës.
Shtuar më 15/01/2015, ora 15:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori