Katër vrasje për një javë, çfarë po ndodh në Prizren?
Duket se edhe Prireni po renditet ngadalë në një fole krimi. Vetëm brenda një javë katër persona kanë humbur jetën nga vrasja.

Rasti i parë u shënua të mërkurën e 22 janarit, kur D.H. dhe S.H., burrë e grua, u vranë në shtëpinë e tyre në Prizren. Për këtë rast akoma nuk ka të arrestuar.

Rasti i dytë ishte ai i pasdites të së dielës, ku një 19-vjeçar vdiq si pasojë e therjes me thikë gjatë një përleshjeje në rrugën “Xhevat Berisha”. Policia ka arrestuar dy të dyshuar.

Në rastin e tretë, vrasja ka ndodhur në fshatin Maqiteve të Suharekës. Aty u vra një 44-vjeçar. Për këtë rast është arrestuar një person.

Drejtori i KDI-së Ismet Kryeziu, përmes një postimi në Facebook ka shtruar dilemën nëse mungesa e perspektivës zhvillimore e varfëria e skajshme janë ndër arsyet kryesore për depresion kolektiv e vrasje të përditshme.

“Në Prizren e Suharekë, për katër ditë katër të vrarë. Mungesa e perspektivës zhvillimore, varfëria e skajshme në të cilën po jetojmë, a janë ndër arsyet kryesore për depresion kolektiv e vrasje të përditshme. Ndoshta dhe përpara ka pasur vrasje, por po më duket tani ky fenomen po merr karakter të normalitetit ditor”, ka shkruar Kryeziu.

Shtuar më 27/01/2020, ora 10:03

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori