Sovran
Syla është dënuar me katër vite
burg dhe gjobë në vlerë 1000 euro për sulmin ndaj
gazetarit të Klan Kosovës, Milot
Hasimja.
Ky është dënimi pas reduktimit të tij, me kërkesë të
gazetarit Hasimja, pranimit të fajësisë dhe kërkimfaljes nga i
pandehuri Syla.
Të mërkurën, i
pandehuri, Sovran
Syla ka pranuar kryerjen e veprës për të cilën ka thënë se e ka bërë pa kontroll dhe i ka kërkuar falje
gazetarit Hasimja, njofton Klan Kosova.
Në po të njëjtën seancë i dëmtuari
Hasimja ka kërkuar nga gjykata që me rastin e marrjes së vendimit të merren parasysh rrethanat lehtësuese, për shkak të gjendjes emocionale të të akuzuarit. /albeu.com/
Shtuar më 05/11/2015,
ora 15:01