Katër shqiptarë Ministra të Jashtëm në Ballkan, Abazoviç drejt pozitës së re
Udhëheqësi i platformës “E Zeza në të bardhë”, Dritan Abazoviç pritet të ketë postin e ministrit të jashtëm në Qeverinë e re të Malit të Zi.

MinistraJashtëm shqiptarë në shtetet e Ballkanit aktualisht janë tre të tillë: Gent Cakaj në Shqipëri, Meliza Haradinaj-Stublla në Kosovë dhe Bujar Osmani në Maqedoninë e Veriut.

Lajmi bëhet i ditur nga “Novosti”, e cila ka nxjerrë detaje lidhur me formimin e Qeverisë që do të udhëhiqet nga Zdravko Krivokapiç, përcjell INA.

Sipas mediave malazeze, Abazoviç ka luajtur një rol vendimtar në formimin e kësaj qeverie dhe eliminimin e pushtetit të deritanishëm të Milo Gjukanoviçit.
Shtuar më 19/09/2020, ora 15:20

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori