Gjashtë persona janë lënduar në një
aksident trafiku që ka ndodhur sot rreth orës 17:20 në rrugën Prishtinë -Pejë, afër Vragolisë.Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor.
Në
aksident kanë qenë të përfshira
katër automjete, teksa dyshohet se ndër shkaktarët e aksidentit ka qenë mos mbajtja e distancës ndërmjet
automjeteve.
“Rreth orës 17:20 është raportuar për një
aksident trafiku në rrugën Prishtinë -Pejë, afër Vragolisë.
Katër automjete janë të involvuara në
aksident, përderisa sipas informatave fillestare gjashtë persona kanë marr lëndime të lehta dhe janë dërguar për tretman mjekësor. Dyshohet se ndër shkaktarët e aksidentit ka qenë mos mbajtja e distancës ndërmjet
automjeteve. Njësia për menaxhim dhe kontroll të autostradës po merret me rastin dhe procedurat tjera. Kjo rrugë tani është e lirë për qarkullim të rrjedhshëm”, ka thënë Daut Hoxha, zëdhënës i Policisë.Policia ka apeluar tek vozitësit që gjatë drejtimit të
automjeteve të jenë më të kujdesshëm, vigjilentë dhe tu përshtaten kushteve në rrugë në mënyrë që të shmangen aksidente të tilla.
Shtuar më 19/11/2019,
ora 19:41