Kategorizimi i veteranëve vazhdon të mbetet peng nga qeveria
Pëlqej
Mosnxjerrja e akteve nënligjore nga Qeveria e Kosovës vazhdon të zvarrisë riklasifikimin e veteranëve të luftës.

Edhe pse kryeministri në detyrë Isa Mustafa ka paralajmëruar se gjatë kësaj jave do të fillojë punën Komisioni për kategorizimin e veteranëve, institucioni që ai drejton ende nuk ka aprovuar rregulloren, e cila do t’i hapte rrugën punës së këtij komisioni, shkruan sot koha ditore.

Kategorizimi i veteranëve ka qenë kërkesë edhe e FMN-së, e cila kishte alarmuar disa herë Qeverinë se buxheti nuk mund t’i mbulojë kostot e kësaj skeme.
Shtuar më 04/09/2017, ora 07:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori