Kategorizimi i pagës vlerësohet si diskriminues
Pëlqej
Paga e tashme minimale e parashikuar me ligj është konsideruar arbitrare dhe diskriminuese nga Lëvizja FOL, pasi, sipas saj, ajo vendos dy kategori të moshave si askund tjetër në botë.

Në raportin që kjo lëvizje ka publikuar të martën, thuhet se vendimi i Qeverisë së Kosovës për pagën minimale i marrë në vitin 2011 ka qenë ad-hoc dhe se formulat e përcaktimit të pagës nuk janë shpjeguar dhe arsyetuar.

Jeton Zulfaj nga Lëvizja FOL ka thënë se paga minimale është një ndër çështjet më sensitive në vendimmarrje dhe se ajo, sipas tij, nuk është vetëm politikë e shtetit për të ndërhyrë në tregun e punës, por edhe çështje morale për të siguruar që nuk ka eksploatim të punëtorëve,shkruan sot Koha Ditore.
Shtuar më 13/09/2017, ora 07:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori