Kastrati: Vlan duhet ta dinë se janë humbës
Pëlqej
Qëndrimi i koalicionit LDK-AAK-Nisma dhe të Vetëvendosje-s!, i cili nuk dëshiron të diskutojë me partinë fituese të zgjedhjeve të 8 qershorit është cilësuar si papjekuri politike nga ana e kryetarit të Degës së PDK-së në Mitrovicë, Avni Kastrati.

Në një intervistë për “Epokën e re”, Kastrati ka thënë se ky koalicion është duke e bllokuar formimin e institucioneve, pavarësisht se e drejta për të bërë një gjë të tillë i takon PDK-së.

“Ata duhet ta dinë dhe të jenë të vetëdijshëm se i kanë humbur zgjedhjet. Dhe nëse ata dëshirojnë që sinqerisht të dilet nga ky ngërç politik, atëherë ata duhet të ulen me PDK-në dhe të bëjnë marrëveshje, ndryshe nuk mund të ketë zgjidhje”, ka deklaruar Kastrati.

Me tej ai është shprehur se PDK-ja është e gatshme ta negociojë postin e kryeparlamentarit, por jo edhe të kryeministrit. /albeu.com/
Shtuar më 27/09/2014, ora 10:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori