Ish kreu ushtarak serb boshnjak Ratko Mlladiç sot është dënuar për gjenocid dhe
krime kundër njerëzimit, me burgim të përjetshëm për mizoritë gjatë luftës së
Bosnjës 1992-1995.
Gjykatësi kryesues Alphons Orie lexoi gjykimin ndërsa krimineli serb i akuzuar për vrasjen e më shumë se 8 mijë boshnjakëve, Ratko Mlladic është nxjerrë me zor nga salla.
Kjo për shkak se ai u ka bërtitur gjykatësve, duke krijuar një situatë shumë të tensionuar.
Tribunali për
krime të luftës i Kombeve të Bashkuara, ka shpallur aktgjykimin për ish-komandantin e forcave serbe të
Bosnjës, Ratko Mlladic dhe e ka dënuar me burgim të përjetshëm.
I njohur si “Kasapi i
Bosnjës”, Mlladiqi është i akuzuar për gjenocid,
krime kundër njerëzimit dhe
krime të luftës.
Mlladiqi mbahet përgjegjës për ekzekutimin e 8 mijë burrave myslimanë në korrik të vitit 1995, që njihet si mizoria më e madhe e kryer në Evropë pas Holokaustit.
Vendimi për Mlladicin do të jetë gjykimi i fundit nga
tribunali që ishte themeluar në Hagë, në vitin 1993, për dënimin e krimeve të kryera në luftërat ballkanike në vitet e 90-ta.
Ndër të tjera
Mlladiq, akuzohet për vrasje, torturë, dhunime, shfarosje dhe bombardime. Mlladici i ka hedhur poshtë të gjitha akuzat ndaj tij. /albeu.com/
Shtuar më 22/11/2017,
ora 12:36