“Mbretëreshë”, Albi Nako habit me deklaratën për ish-bashkëshorten (FOTO LAJM)

Klaudia Pepa mori pjesë në videoklipin e Giulia Luzi dhe Samuel Storm, “ Mon Amour”, ku shkëlqeu me prezencën e saj, por vëmendje edhe më shumë tërhoqi postimi në Instastory që kishte bërë ish-bashkëshorti i saj Albi Nako.

Koreografi i mirënjohur ka postuar një foto të videos në Instagram ku shihet ajo duke performuar, teksa e ka quajtur atë “Mbretëreshë”.

Sikundër na e kanë dëshmuar edhe herë të tjera, çifti ruan një marrëdhënie shumë të mirë me njëri-tjetrin, mirëpo ky koment i Albit na erdhi pak papritur.


Shtuar 6.07.2020 10:20