Karl Bildt: Skandaloze mosratifikimi i Demarkacionit,
Ish-Ministri i Punëve të Jashtme i Suedisë, Karl Bildt, e ka cilësuar si skandaloze dështimin e Kuvendit të Kosovës për ratifikimin e marrëveshjes së kufirit me Malin e Zi.

"Është skandaloze që Kosova nuk qe në gjendje ta ratifikojë marrëveshjen për kufirin me Malin e Zi. Kjo ishte një çështje e lehtë", ka shkruar Bildt në "Twitter".

Bild është marrë edhe më heët me çështjet e Ballkanit, dhe e ka shprehur këtë koment pak para se një komision i Parlamentit Evropian të votojë pakon e Kosovës për liberalizim të vizave. /albeu.com/

Shtuar më 05/09/2016, ora 16:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori