Kaq oficerë serbë i komandojnë shqiptarët në FSK
Pëlqej
Ambasadori i Britanisë së Madhe, Ruairi O'Conell, thotë se shndërrimin e FSK-së në ForcaArmatosuraKosovës nuk e sheh kërcënim, por thekson se kjo duhet bërë përmes Kushtetutës dhe se është me rëndësi që të formohet Asociacioni i Komunave Serbe për t’u garantuar siguria dhe paqja për të gjithë.

“FSK gjithmonë janë sjellë në mënyrë krejtësisht profesionale e transformimin e saj në ForcaArmatosuraKosovës nuk e shoh kërcënim”, ka thënë ai për portalin Kossev, transmeton Koha.

O'Conell mendon se “tashmë jemi afër Forcave të ArmatosuraKosovës” dhe thekson se “gjërat rreth tyre tash, si institucion, janë më ndryshe se sa që kanë qenë".

Ai ka treguar se sivjet 63 rekrutë të rinj serbë në FSK kanë kaluar trajnimet dhe janë integruar në njësi.

Kur bëhet fjalë për ushtrinë e Kosovës, ambasadori britanik thotë se Kosova duhet ta respektojë Kushtetutën e vet dhe ta ndjekë këtë rrugë. Ai e quan pozitiv faktin se në FSK janë dy oficerë serbë që do të komandojnë me pjesëtarë shqiptarë të FSK-së.


Shtuar më 22/09/2017, ora 15:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori