Kaq ka arritur numri i protestuesve kundër Vuçiçit
Një qytetar, pjesëmarrës në protestën kundër vizitës në Drenicë të presidentit serb Aleksandër Vuçiç, ka treguar numrin e protestuesve të cilët kanë bllokuar rrugët.

Ai ka thënë se janë rreth 1 mijë protestues, dhe se nuk do të lejojnë Vuçiçin në Drenicë pa kërkuar falje për krimet e luftës.

“Diku janë afër 1 mijë protestues, kemi protestues edhe në fshatin Banjë. I kemi organizuar shoqatat e dala nga lufta. Skenderaji dhe Drenica ka pasur më së shumti të zhdukur, diku rreth 560 persona të zhdukur. Dhe i kemi edhe 128 persona të pagjetur. Për këtë arsye qytetarët nuk do ta lejojnë Vuçiqin të vizitojë këto pjesë”, ka thënë një qytetari.
Shtuar më 09/09/2018, ora 09:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori