1.6 ton kokainë, kapet në Shkodër me çanta me para bosi i grupit
"Kapriço" fundviti !
Jo rrallherë shohim proklamime të tepruara për këtë "festë" fundviti. Disa thonë që është kaurrësh, e disa pagane, por mbi të gjitha s'ka pikë lidhje me traditën tonë. Na past mbetë me u gëzu ni ditë për vitë, ma mirë mos u gëzofshim kurrë.

Çfarë dëgjojmë e shohim; dehje, reparte emergjence të stërmbushura, lekët "e tepruara" që shpenzohen për fishekzjarre koti, import i shtuar tejmase nga fqinjët armiq.

Nuk e di në këtë mes a ka ndopak logjikë të shëndoshë. Akuza se s'jemi europian poqëse s'festojmë është mëse e pranishme. Punë e madhe, se na qenka Evropa qendër e universit.

Dikur mbronim me fanatizëm traditat tona dhe rreptësisht i urrenim traditat e huaja, të pushtuesve, të cilët mundoheshin të na impononin kulturën e doket e psherëtirta.

Viteve të mes-shekullit të kaluar të visheshe ndryshe nga veshjet tona tradicionale thonin se është bë shkja, se le me as që është zënë ndër gojë festimi i këtyre festave të shpikura nga kapitalistët.

Po të shofim ankesat për gjendjen sociale, duke krahasuar me shpenzimet që bëhen nëpër qendra tregtare këto ditë feste, i bie që vet jemi fajtorë për këtë situatë të palakmueshme. Shumë mirë janë duke na bërë klasa udhëheqëse, bilem më tepër duhet të na e bëjnë.

Jemi bërë për tu krahasuar siq thoshin ktyneher si ai daullgjiu që mendon vetëm sot për sot (pa cenzurë). Kurrë më të papasur skemi qenë, se mbi te gjitha gjyshërit tanë qenë kursimtar dhe ekonomist, e falë tyre secili pothuajse sot gëzojmë goxha "shekë" tokë.

Duhet të jemi tejet konservator në qështjet që lidhen direkt me aspektin social, kulturor e kombëtar të popullit tonë.

Këto para të kursyera për tu shpenzur këto netë, po që se do dhuroheshin për ndërtimin e shtëpive të shqiptarëve në pjesën veriore do të ishte hap tejet patriotik, besoni. Ta lëmë veten mangu në disa qejfe për një gjë që do na thurrnin këngë pasardhësit tanë dhe jo vetëm.

Dhe kurrë nuk është vonë. Gjithë hebrenjët(izraelitët) e shpërndarë nëpër botë kanë paguajtur taksa të mëdha për realizimin e krijimit të shtetit inekzistent të Izraelit. Nukmirren shembull për mënyrën e uzurpimit të tokave të huaja dhe idetë irredentiste që aplikohen, por për nacionalizmin që e kanë. Mbi të gjitha qëllimi e arsyeton mjetin.

Çfarë nacionalistësh jemi ne, nacionalist dygroshësh.

Kapitalizmi na ka zhveshur nga të gjitha ndjenjat kombëtare, na ka larguar aq shumë nga sofra e përbashkët në familje saqë tubohemi vetëm në këto festa të shpifura, që s'dihet çfarë festohet. Ndoshta, një ratë mangu për tu paguar nga kreditë e shumta.

Më mirë të jesh demode se sa të imitosh të tjerët. Aktorët më të dobët që i njeh arti, janë ata që imitojnë të tjerët. Të gjithë ata që kukasin për një vit, festojnë me këngën "Sonte ti harrojmë të gjitha hallet".

Jemi duke e kultivuar vetë nënshtrimin dhe përbaltosjen ndaj kënaqësive shtazarake shpirtërore.

Çmimin e këtij festimi mos harroni do e marim në 365 ditëshin e ardhshëm.

"Duaje tënden" nuk është sllogan që përdoret vetëm për ushqimin, por gjithqka që lidhet me progresin e vendit tënd.

Nuk ndryshohet gjendja e një populli, derisa ata nuk e ndryshojnë vetën e tyre..! /albeu.com/

Shtuar më 02/01/2015, ora 15:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori