Gjykata i la në burg të afërmin, qytetares i bie të fikët kur merr vesh vendimin (VIDEO)

Ditën e sotme është marrë vendimi nga Gjykata e Durrësit për 20 të arrestuarit, pas zhdukjes së 49 kotejnerëve me banane në Portin e Durrësit. Gjykata vendosi arrest me burg pa afat për 7 të ndaluarve dhe procedim në gjendje të lirë për 13 të tjerët.

Pas vendimit të gjykatës, një incident është shënuar në ambientet e jashtme të Gjykatës. Një zonjë, e afërmja e njërit prej të arrestuarve që iu caktua masa e sigurisë “arrest me burg”, ka humbur ndjenjat dhe ka rënë në tokë.


Të pranishmit aty, kanë ndërhyrë duke I dhënë ndihmën e parë, ndërsa menjëherë ka mbërritur dhe ambulanca, e cila e mori dhe i dha ndihmën mjekësore.

Kujtojmë se nga hetimet, ka rezultuar se kontejneri ka qenë i pa plumbosur me plumbçe, një procedurë për sigurinë e tyre para kontrollit. Pasi është hapur kontejneri është vënë re se sipërfaqja e tij ka qenë e ngarkuar me arka me banane dhe se brenda tij mungonin 49 të tilla.

Masat arrest me burg: Gentian Halili, Rajd Bleta, Gjergji Doraci, Shefqet Elezi, Profit Tila, Skënder Plaku, Altin Muhametaj, Mazmi Allgjata

Detyrim Paraqitje: Armand murataj, Adi Qevanaj, Shpëtim Hajdini, Adem Basha, Veis Kuçi, Jurgen Gjeçi, Azgan Zeka, Kastriot Duçka, Mentor Dyrmishi, Klaudio Lala, Ali Bajrami, Andrea Xhavara


Shtuar 19.07.2022 14:38