Kapitujt e "kapitullimit" të Serbisë në Kosovë
Serbia që në kapitujt e parë të negociimit me BE-në, pritet të ndeshet me vështirësi të shumta. Pas negociimit të kapitullit 23, Serbia do të negociojë edhe kapitullin 24, 26 dhe 35.

Edhe për hapjen e kapitullit 24 për sundimin e ligjit, liritë dhe sigurinë, Serbia është kushtëzuar me hartimin e planit të veprimit, shkruan "lajmi.net".

“Me planin implementues nënkuptohen të gjitha masat që duhet të ndërmerren për harmonizimin e legjislacionit serb në fusha të caktuara me acquis communitaire. Problemi me të cilin do të ballafaqohet Serbia para hapjes së mundshme të kapitullit 24 është se janë 3 ‘benchmarks’ që kanë të bëjnë me Kosovën”, thotë ky diplomat.

Sipas tij, këto tre çështje janë nënshkrimi i marrëveshjeve për riatdhesim me të gjitha shtetet fqinje, përfshirë edhe Kosovën. Kontrolli i kufijve (IBM) me të gjitha shtetet fqinje, përfshirë edhe Kosovën, si dhe bashkëpunimi në çështje civile dhe juridike, përfshirë bashkëpunimin ndërkombëtar juridik me të gjitha shtetet fqinje dhe Kosovën. /albeu.com/
Shtuar më 05/04/2015, ora 17:17

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori