Kapet me 3 kg drogë, arrestohet 21-vjeçari
Policia e Kosovës ka arrestuar një 21-vjeçar nga Leposaviçi, pasi u kap me 3 kg drogë të llojit marijuanë.

Droga peshonte 2 kg e 697 gram.

Sipas njoftimit të policisë, ky operacion është realizuar nga drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, Njësia në Mitrovicën e Veriut.

“Ky operacion policor është realizuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Mitrovicë dhe ndaj personit të dyshuar L. D. i lindur me 1993 m/k/s, është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 ore për të vazhduar me procedurat tjera hetimore”, thuhet në njoftimin e policisë. /albeu.com/

Shtuar më 18/06/2014, ora 12:44

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori