“Nuk kam asgjë nëse nuk të kam ty”, Wanda Nara dhe Icardi i japin fund krizës?

Ylli argjentinas i PSG-së dhe modelja argjentinase njëkohësisht agjentja e sulmuesit duket se e kanë kaluar momentin e vështirë në marrëdhënie dhe janë ribashkuar sërish.

Këtë situatë e ka konfirmuar vetë Nara me një postimi të gjatë në rrjetet sociale, ku nuk mungojnë fjalët emocionuese për bashkëshortin e saj.

Fotografitë që kam publikuar muajt e fundit tregojnë se sa mirë dhe sa të lumtur ishim. Nga ajo që ndodhi, u lëndova shumë. Çdo ditë i kërkoja Mauro-s divorcin”, shkruan fillimisht Wanda.

Shkuam te avokati. Për dy ditë Mauro pranoi të gjitha kushtet dhe ne nënshkruam marrëveshjen.

Të nesërmen më shkroi një letër që askush nuk ma kishte shkruar ndonjëherë: ‘Të dhashë gjithçka dhe ti ke gjithçka, shpresoj të jesh e lumtur sepse kjo do të më bënte të lumtur!’Dhe më pas kuptova diçka: se edhe nëse kam gjithçka, nuk kam asgjë nëse nuk jam me të.

Jam i sigurt se ky moment i keq që po kalojmë do të na forcojë si çift dhe si familje. E rëndësishme është që ne të dy patëm lirinë për t’i dhënë fund historisë sonë 8-vjeçare, por zgjodhëm sërish njëri-tjetrin. Të dua”, përundon bukuroshja, duke i dhënë fund të gjitha thashethemeve. /albeu.com

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Wanda nara (@wanda_icardi)


Shtuar 26.10.2021 10:31