Kapet 11 kg drogë në Merdare, pranga një shqiptari
Oficerët doganorë dje në mbrëmje në pikën doganore në Merdare kanë gjetur dhe konfiskuar rreth 11 kg drogë të llojit mariuhanë, raporton Indeksonline.

I dyshuari është një shqiptar 49-vjeç me nënshtetësi të Çekisë.

Droga u gjet në veturën “BM˔ dhe e njëjta është konfirmuar bashkë me drogën.

I dyshuari iu kishte thënë zyrtarëve policor se nuk ka asgjë për të deklaruar.

Droga ishte e paketuar në disa pjesë ndërsa peshonte gjithsej 11.32 kg.

Policia dhe prokuroria po merren me hetimin e këtij rasti.
Shtuar më 20/10/2017, ora 13:53

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori