Kapen tre zyrtarë për korrupsion
Tre persona dyshohet se kanë keqpërdorur pozitën zyrtare, ku me urdhër të prokurorit janë kontrolluar shtëpitë e tyre në Prishtinë.

Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar disa gjëra si pajisje elektronike e pushkë gjuetie.

“Me vendim të prokurorit me 31.05.2018, janë kontrolluar tri shtëpi të tre të dyshuarve meshkuj K/Shqiptarë, nën dyshimin se të njëjtit kanë keqpërdorur detyrën zyrtare. Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar, një pajisje elektronike dhe një pushkë gjuetie me katër copë fishekë”, thuhet në raportin e Policisë.

Të njëjtit pas intervistimit janë liruar dhe rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt.
Shtuar më 01/06/2018, ora 10:13

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori