Kapen me 23 kg substancë narkotike, dy të arrestuar në Gjilan
Pëlqej
Dy persona janë arrestuar nga policia në qytetin e Gjilanit me dyshimin se kanë kryer veprën penale “Blerja, Posedimi, shpërndarja e paautorizuar i substancave narkotike, dhe psikoktropike”

Personat e arrestuar janë N. M. i lindur me 1973 dheM.M. i lindur me 1979. Operacioni policor ka filluar kur zyrtaret policor gjatë një pike kontrolle kanë ndalur vetura Audi 80 me ngjyre e gjelbër me targa të Serbisë dhe gjatë kontrollimit të veturës në bagazhin e veturës janë gjetur 20 paketime të mbështjella me ngjitës të dyshuar me substance narkotike.

Kontrolli i veturës ka vazhduar dhe tek motori i veturës është gjetur dhe konfiskuar edhe 1 paketim me substance narkotike. E gjithë kjo sasi e substancës narkotike qe sipas testimit fushore rezulton të jete e llojit marihuanë pas peshimit ka rezultuar të jetë 23 kilogram e 485.2 grame.

Lidhur me rastin në cilësi të provave materiale janë sekuestruar edhe këto dëshmi

· Një veturë Audi 80 me ngjyre e gjelbër
· 300 € (Treqind euro )
· 17.090 Dinar te Serbisë
· 2 Telefona Mobile .

Te gjitha veprimet policore lidhur me këtë raste janë kryer me autorizim të prokurorit kompetent dhe të dyshuarit janë ndalur në mbajtje për 48 orë për të vazhduar me procedurat tjera hetimore.
Shtuar më 30/08/2014, ora 13:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori