Kapen 95 mijë produkte të falsikuara në Kosovë
Në Kosovë shumë nga brendet e prodhimeve nuk janë origjinale. Shumë prej tyre janë falsifikim, që synohet të shitet në treg.

Këtë e dëshmon numri i statistikave nga dogana për sasinë e konfiskuar që kanë qenë mallra fallco të cilat synohej të hynin në Kosovë.

Vetëm në këtë vit, nga muaji Janar-Gusht, numri i rasteve më mallra fallco është 103, ndërsa sasia është mjaft e madhe, 95 mijë e 176 cop malli, shkruan Indeksonline.

“Gjatë vitit 2016 nr i rasteve false 242 , derisa sasia 151,144 cope, kurse viti 2017 Janar –Gusht Nr i rasteve false 103, sasia 95,176 cp” thuhet në përgjigjen e Doganës për Indeksonline.
Sipas statistikave të ndalesave të mallrave nën dyshimin se shkelet e drejta e pronësisë intelektuale, si vend burim i mallrave vazhdon të prijë Kina më Turqinë.

Në vitin 2017 rreth 70% e rasteve të mallrave fallco janë nga Kina.Ndërsa, në vitin 2016 rreth 60 për qind të rasteve kanë qenë më origjinë nga Kina, ndërsa 20 për qind nga Turqia. /albeu.com/
Shtuar më 02/09/2017, ora 19:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori