Kanosja ndaj Lamas, policia nis hetimet
Policia e Kosovës ka nisur hetime ndaj organizatës, Forumi i të Rinjve Myslimanë, të cilët nëpërmjet një komunikate kanë fyer deputeten e Lëvizjes “Vetëvendosje”, Alma Lama.

“Lidhur me rastin Policia e Kosovës ka ndërmarrë të gjitha veprimet policore, dhe lidhur me ketë është duke u marr Njësiti i Hetimeve. Ne e kemi hapur rastin si kanosje”, tha për Indeksonline zëdhënësi i policisë së Kosovës, Baki Kelani.


Gjatë ditës së djeshme, Forumi i të Rinjve Myslimanë nëpërmjet një letre, duke mbrojtur hoxhën Irfan Salihu, kanë sulmuar deputeten Alma Lama, për fjalimin e cila ka mbajtur në Kuvendin e Kosovës kundër Irfan Salihut.


Në letrën e FRM-së, thuhej se “Forumi i të Rinjve Myslimanë ka lexuar në internet fjalimin që fshatarja e Krujës nga Shqipëria, Alma Lama ka mbajtur në parlamentin e Kosovës në lidhje me videon e hoxhës së nderuar Irfan Salihu. Në fjalimin e saj, refugjatja Alma Lama ka sulmuar hoxhën patriot Irfan Salihu dhe hytben e tij, në të cilën hoxha ynë i nderuar, ne popullin e Kosovës na mëson që gratë ti kemi të ndershme, ti marrim të virgjëra, besimtare dhe jo kurva, siç u bënë shumë gra në Shqipëri në vitet 90 të cilat u trafikuan në Itali për prostituta. Ne jemi popull musliman. Ne jemi popull i ndershëm. Ne nuk jemi kurva e kurvarë. Nëse Alma Lamës dhe shoqeve të saj i pëlqen që të bëj seks me burra të tjerë përveç burrit të saj apo seks paramartesor, ajo është e lirë ta bëj një gjë të këtillë – edhe pse ne na dhimbet burri i saj”
Shtuar më 08/06/2013, ora 14:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori