Kandidati i VV-së bën një pyetje për paradën LGBTI
Derisa sot është organizuar një paradë e komunitetit LGBTI e cila është paralajmëruar para një jave, reagime të ndryshme kanë ardhur nga njerëz të ndryshëm.

E nisi një hoxhë, e tash me këtë paradë kanë filluar të merren edhe politikanët.

Parade që po mbahet në kohë fushate, po shfrytëzohet edhe nga kandidatët që po garojnë për të marrë poste të larta nëpër komuna, transmeton Express

Kështu ka bërë sot në mëngjes Fehmi Ferati, kandidati për kryetar të Mitrovicës nga radhët e VV’së.

Në njëfarë mënyrë ai i ka quajtur pjesëtarët e komunitetit LGBTI njerëz me problem mendore.

“Pse pikërisht në ditën botërore të shëndetit mendor, Kosova shënon me paradën e LGBT?!?”, ishte statusi i shkurtër i Feratit në Facebook./express


Shtuar më 10/10/2017, ora 09:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori