Kandidati i Vetëvendosjes shprehet optimist
Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për Mitrovicën e Veriut, Erden Atiq, pasi ka votuar është shprehur se procesi i votimit është duke shkuar me një ritëm konstant, ndërsa ka deklaruar se janë optimist sa i përket pritjeve të tyre.

I pyetur se a beson se do të fitojë, Atiq tha se duhet të persin orën 19:00, derisa ka deklaruar se nga këto zgjedhje presin faktorizim.

“Sapo e përfundova obligimin tim qytetar, qysh është zakon dhe traditë bëjë ftesën gjithë qytetarëve të kësaj pjese të dalin me krye obligimin e tyre. Ende është herët, deri tash është duke shkuar me një ritëm konstant, jemi optimist… Të shohim pas orës 7… Faktorizimi, nënstop e kemi thënë këtë, e kemi pasur përkrahjen edhe të subjekteve të tjera, ka pasur një fushatë mund të them dinjitoze qytetare, fushatë të civilizuar dhe kjo na jep shpresë goxha shumë”, tha ai.

Kundërkandidat të Erden Atiq janë Kandidati i Listës Serbe, Goran Rakiq dhe Gonxhe Çaushi nga PDK.
Shtuar më 19/05/2019, ora 10:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori