Kandidati i LDK-së hedh në gjyq PDK-në
Kandidati për kryetar të Dragashit nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Selim Kryeziu e ka paralajmëruar PDK-në se do ta denoncojë në gjyq.

Ai e ka publikuar një fotografi ku sipas tij një zyrtar i PDK-së ka nënshkruar për vëllaun e vet që jeton në Zvicër.

"Adem Emini nënshkruan për vëllanë e vet Burimin që jeton Zvicër. Adem Emin është zyrtar ligjor i Salim Jenuzit. Shihemi në gjyq" shkruan Kryeziu në Facebook.
Shtuar më 25/10/2017, ora 16:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori