Kandidatët nuk heqin dorë nga postet ku ndodhen
Çdo ministër dhe deputet që është përfshirë në garën për kryetarë dhe këshilltarë komunash në zgjedhjet lokale të 3 nëntorit është i bindur për fitore.

Bindje, e cila nuk i lejon ata që të largohen nga pozitat aktuale deri në bërjen publike të rezultateve të zgjedhjeve.

E vetmja që përjashtohet është zv/kryeministrja Mimoza Kusari-Lila, e cila është shprehur se pa ditur rezultatin e zgjedhjeve nuk jep dorëheqjen nga funksionet e deritanishme, shkruan Koha Ditore.

Edhe Agim Çeku ka thënë se nuk do të braktisë postin e ministrit të FSK-së edhe pse është në garë për kryetar të Prishtinës.

“Do ta shihni edhe vetë si si do t’ia dal, pasi që jam i sigurt se as ministrinë e as fushatën nuk do ta lë pas dore”, ka deklaruar ai.

Deputetja nga radhët e AAK-së, Donika Kada- Bujupi,ka thënë se do të veprojë ashtu sic e parasheh ligji. /albeu.com/
Shtuar më 09/09/2013, ora 10:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori