Kandidatët e partive, polemika mes EULEX-it e PDK-së
Pëlqej
Andy Sparkes, Zv.shefi EULEX-it me anë të një deklarate të bërë publike nga mediat kosovare është shprehur kundër përfshirjes së ministrit Limaj dhe Azem Sylës në listat e kandidatëve të PDK-së për zgjedhjet që do të mbahen në 12 dhjetor.

Menjëherë pas kësaj deklarate nisën edhe polemikat mes tij e kandidatit Limaj. Sipas këtij të fundit, për këtë cështje vendos ligji.

“Besoj që nuk ka nevojë për sqarime, këtu i jep sqarimet ligji. Ne i përmbahemi ligjit, e jo disponimeve të individëve dhe vazhdojmë ashtu siç është ligji”, ka thënë Limaj gjatë një konferencë me gazetarë, me rastin e nënshkrimit të koalicionit zgjedhor me Lëvizjen Qytetare për Demokraci.
Shtuar më 12/11/2010, ora 16:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori