Kandidat për president, Haradinaj: E konsideroj përgjegjësi dhe nder
Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka bërë sot publike pretendimet për presidentKosovës.

Ai këtë e ka bërë të ditur nëpërmjet një postimi në Facebook pas mbledhjes me strukturat udhëheqëse të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Haradinaj shprehet se ka marrë autorizimin nga partia e tij që në emër të partisë të diskutojë me partnerët mundësitë eventuale të rikonfigurimit të koalicionit qeverisës dhe për çështjen e presidentit.

E për këtë, ai thotë se e ka besimin e AAK-së që të jetë kandidat për president dhe këtë pozitë e konsideron si përgjegjësi të lartë dhe nder të veçantë.

Ky është postimi i Haradinajt:

Sot në takimin me strukturat udhëheqëse të Aleancës, u diskutuam për zhvillimet politike dhe qeverisëse në vend, me theks të veçantë tek menaxhimi i pandemisë, rimëkëmbja ekonomike, dialogu Kosovë-Serbi dhe mbarëvajtjen e koalicionit qeverisës.
Aleanca qëndron fuqishëm në përkrahjen e menaxhimit efektiv të pandemisë, duke përkrahur bizneset dhe lirinë e lëvizjes së qytetarëve, me masa të propozuara nga ekspertët shëndetësor.
Gjithashtu në dialogun me Serbinë, ne jemi për marrëveshje që sjell njohjen në kufijtë eksitues, duke ruajtur karakterin unitar të Kosovës së 17 shkurtit.

Ne jemi kundër dialogut teknik, i cili për më shumë se një dekadë i ka shkuar në favor vetëm Serbisë, duke e lënë Kosovën të izoluar.

Falënderoj Këshillin Drejtues, për besimin e tyre, për autorizimin që me dhanë, që në emër të Aleancës të zhvilloj bisedimet eventuale për rikonfigurimin e qeverisë, përfshirë këtu edhe çështjen e presidentit. Besimin që unë të jem kandidat për president, nëse kjo diskutohet në bazë të kushtetutës, e konsideroj si përgjegjësi të lartë dhe nder të veçantë.
Shtuar më 12/08/2020, ora 18:34

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori