Qendra për të Drejtën Humanitare në Beograd ka publikuar një dokument që thotë se shefi i ri forcave
serbe ka përgjegjësi komande për
krime lufte në Kosovë.
Qeveria
serbe ka mohuar se gjeneral lejtënant Ljubisa
Dikovic, i cili është emëruar në krye të Ushtrisë
serbe në dhjetor, ka përgjegjësi për ndonjë mizori.
Por Natasa
Kandic, drejtoreshë e Qendrës për të Drejtën Humanitare në Beograd, tha se një raport ushtarak nga viti 1999 tregon se një njësi e komanduar nga Dikovici - Brigada e 37-të - ishte prezente në një vend të quajtur Vragodol, në veriperëndim të Kosovës; ku dëshmitarët thonë se janë kryer
krime lufte.
“Dëshmitarët tanë thonë se ushtria i rrethoi në pyll, ku ata vranë dy burra dhe një grua. Pastaj vranë më shumë njerëz në fushën e Vragodolit. Këto dëshmi dhe raporti ushtarak vërtetojnë njëri-tjetrin në çdo mënyrë të mundshme, përveç se raporti i ushtrisë nuk thotë se janë kryer
krime”, tha
Kandic.
“Gjenerali
Dikovic dëshmoi gjithashtu para ICTY (Gjykata Ndërkombëtare për
Krime Lufte në Ish-Jugosllavi) se kishte urdhër të dërgonte trupat e tij saktësisht në të njëjtën rrugë në të cilën krimet janë kryer, dhe në të njëjtën ditë”, i tha
Kandic, BIRN-it.
Qendra për të Drejtën Humanitare lëshoi një raport të detajuar muajin e kaluar rreth Dikovicit dhe përgjegjësisë së tij si komandant gjatë luftës në Kosovë. Sipas parimit të përgjegjësisë komanduese, udhëheqësit mund të mbahen përgjegjës për
krime të kryera nga forcat nën komandën e tyre, edhe nëse ata nuk i kanë urdhëruar mizoritë personalisht, ose kanë marrë pjesë në to.
Raporti i grupit për të drejtat e njeriut pohon se
Dikovic ishte komandant i Brigadës së 37-të të Ushtrisë jugosllave e dominuar nga serbët, e cila sipas ICTY, bëri
krime të rënda dhe në shkallë të gjerë kundër civilëve etnikë shqiptarë.
“Vrasjet ishin bërë gjatë bombardimit të NATO-s dhe
Dikovic nuk i parandaloi krimet, edhe pse ishte i detyruar t’i ndalonte”, thotë raporti, raporton Gazeta JNK.
Dikovic u emërua shef i Ushtrisë së Republikës së Serbisë, më 12 dhjetor, me dekret të presidentit Boris Tadic.
Ministri i Mbrojtjes, Dragan Stuanovac, dhe prokurori për
Krime Lufte i Serbisë kanë pohuar se akuzimet e grupit të të drejtave të njeriut nuk janë të vërteta, duke shtuar se Dikovici do të ishte dënuar nga ICTY, nëse do të kishte qenë përgjegjës për krimet e luftës.
Kandic tha se autoritetet
serbe tani do të duhet t’i përgjigjen raportit të ri.
“Të paktën tani, ministri i Mbrojtjes dhe gjenerali do të duhen të shpjegojnë më tutje çfarë ndodhi atë ditë në Vragodol dhe kjo, shpresojmë, do të tregojë se kush po tregon të vërtetën,” tha
Kandic.
Shtuar më 10/02/2012,
ora 14:29