Kanceri i Kosovës janë krimi i organizuar dhe korrupsioni
Prezenca e krimit të organizuar, korrupsionit, keq funksionimit të drejtësisë, mungesa e llogaridhënies dhe ndëshkimit, janë disa faktorë të cilët e kanë degraduar sistemin e drejtësisë në Kosovë.

Nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi, shprehet se krimi i organizuar dhe korrupsioni janë kanceri i Kosovës dhe me një drejtësi të dobët nuk janë mundur të luftohen dukuritë negative.

"Gabimet në këtë aspekt në radhë të parë janë tonat, për arsye se në rrugëtim e sipër kanë pasur ndikim të huajt dhe animim nga strukturat e brendshme, gjithmonë pa e njohur mirë sistemin, por as rrethanat dhe specifikat.

Strukturat oligarkike, të cilësdo qeverie, që nga fillimi apo bashkëqeverisje kanë qenë mbase shumë të interesuara që të mos ketë sa duhet avancim dhe as përparim në zbatimin e ligjit dhe në funksionalizimin e sistemit të drejtësisë në përgjithësi”, ka thënë Blerim Baraliu, njohës i ligjit, transmeton "Kosova Sot". /albeu.com/


Shtuar më 31/07/2016, ora 10:06

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori