Formacionet zyrtare të supersfidës Chelsea-Real Madrid

Çelsi-Real Madrid është padyshim sfida më e shumëpritur në Ligën e Kampioneve në fazën çerekfinale.

Tuhel ka vendosur të luajë një sfidë të kujdesshme e për këtë arsye, ka hedhur në fushë një rreshtim me 5 në prapavijë, me Zhorzhinjo e Kante të cilët do të kenë gjithashtu detyra mbrojtëse.

Kështu, në fazën ofensive do të jetë vetëm Maunt në mesfushë dhe dyshja Pulishiç-Havertz që do të mendojë për sulmin.

Kurse Ançeloti ka hedhur rreshtimin tip të skuadrës për këtë sfidë, me treshen e pandryshueshme në mesfushë dhe me Benzema që mbështetet nga Vinicius e Valverde. Vetë trajneri ka lënë pas COVID-19 dhe do të jetë në pankinë për duelin.

FORMACIONET ZYRTARE:

FORMACIONET ZYRTARE:

Villarreal

Rulli; Foyth, Albiol, Pau Torres, Estupiñán; Coquelin, Capoue, Parejo; Lo Celso, Gerard Moreno dhe Danjuma.

Bayern Munich

Neuer; Pavard, Upamecano, Lucas Hernandez, Davies; Kimmich, Musiala; Gnabry, Mueller, Coman; dhe Lewandowski. /albeu.com/

 


Shtuar 6.04.2022 20:00