Kanë kaluar 10 vite nga vrasja e Mon Balajt e Arben Xheladinit (VIDEO)
Kanë kaluar 10 vite nga vrasja e aktivistëve të Vetëvendosjes Arben Xheladini e Mon Balaj, të cilët u vranë nga plumbat e gomës të policëve rumunë në një protestë që kishte eskaluar të organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje.

Në orën 10:00, Vetëvendosje mbajti homazhe tek varri i Mon Balajt në Podujevë dhe tek varri i Arben Xheladinit, si dhe tek Pllaka Përkujtimore në sheshin "Nëna Terezë".

Sipas agjendës së kësaj dite të VV-së, organizohet edhe një tribunë me temën "Plani i Ahtisaarit dhe tezat e Vetëvendosjes". /albeu.com/
Shtuar më 10/02/2017, ora 13:36

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori