Si joshen të rinjtë shqiptarë nga droga në Britani, Roberto: Do kem jetë të mirë, e pashë në Instagram

Teksa fluksi i emigrantëve shqiptarë për të shkuar në Britaninë e Madhe është rritur ndjeshëm, duket se mediat ndërkombëtare i kanë kushtuar artikuj të ndryshëm këtij fenomeni.

Sëfundmi ka qenë The Times që i ka dedikuar një artikull të rinjve shqiptarë që e shohin të ardhmen e tyre në Britaninë e Madhe për shkak të jetës luksoze që shohin në rrjetet sociale.

Në artikull flitet për Roberon, 14 vjeç, djalë i kryetarit të fshatit Dobrune në Kukës që e sheh të ardhmen në Angli. Atje mendon se e presin makinat luksoze që ka parë në rrjetet luksoze.

The Times shkruan se Roberto së shpejti mund t’i bashkohet 6 mijë shqiptarëve që kanë hipur në gomone për të kaluar Kanalin Anglez këtë vit, një rritje e nxitur nga trafikantët shqiptarë që janë bërë pjesë e biznesit, dikur të dominuar nga kurdët. Madje jo vetëm Roberot, por shumë të tjerë të rinj nga Kukësi e Hasi që dikur banohej nga 17 mijë persona.

Artikulli:

Roberto Mulaj është një adoleshent që e gjen veten shpesh duke admiruar video të reperit të tij të preferuar, Marin, të cilit shfaq video me shuma të mëdha parash dhe lëviz nëpër Londër me një Mercedes Benz e me armë në brez.

“Jam i interesuar të shkoj në Angli, më duket një jetë më e mirë se këtu, e pashë në Instagram,”- tha Roberto, 14 vjeç.

Babai i tij, kryetari i fshatit Dobrune në Kukës tha se nuk kishte ndërmend ta ndalonte Roberton të largohej, edhe nëse rrezikonte të binte në kthetrat e një bande shqiptare të drogës me bazë në Britani.

“Shpresoj të mos largohet, por këtu nuk ka asgjë dhe nuk mund ta ndaloj,”- tregon Xhemal Mulaj, 50 vjeç.

Roberto së shpejti mund t’i bashkohet 6 mijë shqiptarëve që kanë hipur në gomone për të kaluar Kanalin Anglez këtë vit, një rritje e nxitur nga trafikantët shqiptarë që janë bërë pjesë e biznesit, dikur të dominuar nga kurdët.

Shifrat janë negative për krahinën përreth Hasit, e cila kishte një popullsi prej 17 mijë banorësh një dekadë më parë.

“8 mijë njerëz nga Hasi janë tani në Londër, 400 të tjerë janë në Francë në pritje të kalimit dhe 33 familje janë larguar vetëm gjatë muajit të kaluar. Zoti i ruajte,”- tha Dylber Geca, drejtor i një shkolle në Krumë.

“Për ne, Britania e Madhe është gjithçka”, tha Shefqet Dauti, Kryetari i këshillit, i cili pranoi se një nga djemtë e tij jetonte në Britani, në mënyrë ilegale. Ishte larguar si të gjithë të tjerët.

Të shtyrë nga varfëria e mugesa e vendeve të punës, shumë njerëz kanë ikur për t’u bashkuar me të afërmit që udhëtuan në Mbretërinë e Bashkuar 20 vjet më pare. Disa pretendonin se ishin refugjatë që iknin nga lufta e vitit 1998 në Kosovë.

Ata shpesh kërkojnë punë të ndershme, por të rinjtë tani joshen gjithnjë e më shumë për të punuar në fermat e kanabisit të ngritura nga bandat shqiptare që tani kontrollojnë gjysmën e furnizimit me kanabis të Britanisë. Tashmë ata kanë monopolizuar biznesin e kokainës.

“Shumica nuk synojnë të bëhen kriminelë, por sigurisht që janë në rrezik në momentin që hipin në barkë,”- tha Fatjona Mejdini, nga Iniciativa Globale Kundër Krimit të Organizuar.

Në Zahrisht, afër Krumës, një mësues 32-vjeçar i quajtur Festim Dauti ishte më pak i bindur.

“Ata hyjnë në botën e krimit plotësisht të vetëdijshëm për atë që po bëjnë”, tha ai. “Po humbas studentë të mirë që do të ishin bërë mësuesit dhe mjekët që na duhen për të ndërtuar një të ardhme për Shqipërinë”.

Shqiptarët përbënin 19% të kalimeve të paligjshme deri në qershor, duke tejkaluar çdo kombësi tjetër. Ideja për t’u larguar ka depërtuar në çdo cep të rrugës në Has, ku BMW dhe Audi me targa britanike, shpesh të personalizuara u përkasin djemve që janë kthyer nga Londra.

Qeveria britanike tani po përpiqet të zgjidhë problemin duke i ofruar Shqipërisë deri në 8.9 milionë paund për të zhvilluar rajonin rreth Hasit dhe qytetit të Kukësit me shpresën se njerëzit nuk do të largohen.