Kamioni v*au kalimtarë dhe shkatërroi makina, pamje nga aksidenti i Gjilanit (VIDEO)
Deri më tani është i konfirmuar një i vdekur dhe më shumë se 20 të lënduar nga aksidenti i pak minutave në parë në Gjilan, ku një kamion u përplas me disa vetura dhe kalimtarë për shkaqe ende të paqarta.

Dëshmitarë në vendin e ngjarjes hedhin dyshime për një goditje të qëllimtë, ndërsa paraprakisht policia dyshon për një dështim në sistemin e frenimit të kamionit që ka sjellë edhe aksidentin.

Në videon e mësipërme është fiksuar momenti pak pas aksidentit, teksa qytetarët përpiqen të shpëtojnë kalimtarët si edhe pasagjerët e ngecur në makina. /albeu.com/
Shtuar më 07/03/2019, ora 15:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori