Kamioni ishte pa kontroll teknik! Arrestohet shefi i shoferit të aksidentit në Gjilan
Lidhur me aksidentin e tmerrshëm që ndodhi në Gjilan të enjten, ku mbeti i vdekur Qerim Çoçaj, është arrestuar pronar i firmës së cilës i përkiste kamioni i përfshirë në aksident.

Ai arrestohet me dyshimin se automjetit transportues nuk i ka punuar sistemi i frenimit dhe i njëjti nuk është i regjistruar dhe nuk posedon në kontroll teknike.

I dyshuari pas interivistimit me vendim të Prokurori, dërgohet në qendrën e mbajtjes.

"Rr. “Idriz Seferi”, Sheshi “Rexhep Mala, Nuhi Berisha”, Gjilan 07.03.2019-14:00. Lidhur me aksidentin e ndodhur në datën dhe kohën e lartë shënuar është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pronar i firmës së cilës i përkiste kamioni i përfshirë në aksident, me dyshimin se automjetit transportues nuk i ka punuar sistemi i frenimit dhe i njëjti nuk është i regjistruar dhe nuk posedon kontroll teknike. I dyshuari pas intervistimit me vendimin e prokurorit, dërgohet në qendrën e mbajtjes", njofton Policia në raportin 24 orësh.

Ndryshe, kamioni transportues ishte në shpejtësi të madhe dhe ka goditur gjithçka para vetes, duke shkaktuar aksident zinxhiror dhe shumë dëme në qytet.

Nga goditjet e kamionit ka mbetur i vdekur një person, dhe mbi 20 të tjerë kanë marrë lëndime. Disa prej të lënduarve po trajtohen në Spitalin Rajonal të Gjilanit, e disa të tjerë të cilët janë në gjendje më të rëndë shëndetësore, janë dërguar në QKUK.

Shtuar më 09/03/2019, ora 12:33

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori