Kamerat kapin një vjedhje spektakolare në Lipjan (VIDEO)
Një vjedhje ka ndodhur dje në qytetin e Lipjanit.

Grabitja në një market në Lipjan është filmuar edhe nga kamerat e sigurisë.

Pamjet e siguruara nga kallxo, shfaqin momentin kur hajdutët hynë në market prej të cilit kanë vjedhur arkën me një sasi të parave.

Dje është raportuar se pas këtij rasti, policia ishte vënë në ndjekje të të dyshuarve.

Madje, policia ka përdorur edhe armët për t’i neutralizuar ata.

Policia ka njoftuar se gjatë ndjekjes janë aksidentuar dy makina dhe janë lënduar 4 policë.


Shtuar më 28/09/2018, ora 08:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori